Home Blog Njerëz të suksesshëm – nga shoqërimi me të cilët zhvilloheni falas në karrierë

Njerëz të suksesshëm – nga shoqërimi me të cilët zhvilloheni falas në karrierë

by Akademia23

 Bota virutale është e mbushur me njerëz e materiale që ju nxisin për t’u bërë të suksesshëm. Por ka edhe të tjerët që ju ndihmojnë konkretisht për zhvillim të nevojshëm për sukses.

Po ju prezantojmë disa intelektual aktiv që me vullnet e iniciativë dhe pa përfitim material ju ndihmojnë miqve të tyre përmes rrjetit apo edhe në person.

  • Ylber Veliu themelues i Shkollës Dixhitale ‘PËR PROGRAMERA’.  Në komunitetin e tij virtual https://www.facebook.com/groups/perprogramera publikon materiale për zhvillim, kryesisht nga fusha e programimit.
  • Gent Shala bashkëthemelues dhe drejtor menaxhues në HOJA. Por Genti https://www.facebook.com/gentgshala  është shumë aktiv në rrjetet sociale me video e publikime tjera që përmbajnë këshilla konkrete hap pas hapi për t’u zhvilluar në fusha të ndryshme të karrierës.
  • Fatos Beqiri themelues i POM Agency. Fatosi krahas kësaj ka nisur  Podcasting e parë në shqip https://www.facebook.com/FatosBeqiriLive, i cili synon që përmes përvojave praktike të njerëzve të suksesshme të motivoj shumë të tjerë.

Mos harroni  se ‘Ju jeni mesatarja e pesë njerëzve me të cilët kaloni më shumë kohë’ thotë Jim Rohn. Ndoshta edhe jo domosdo, por patjetër që ndikoheni shumë shpesh nga njerëzit me të cilët rrethoheni e shoqëroheni qoftë në person qoftë virtual.

You may also like

Leave a Comment