Home Orientimi në Karrierë Zhvillimi i Aftësive të Menduarit – hapi i parë për Orientim dhe Zhvillim në Karrierë!

Zhvillimi i Aftësive të Menduarit – hapi i parë për Orientim dhe Zhvillim në Karrierë!

by Akademia23

Gentian Jetishi, prof. [1]

ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË MENDUARIT, HAPI I PARË PËR ORIENTIM DHE ZHVILLIM NË KARRIERË!

DEVELOPING THINKING SKILLS, THE FIRST STEP FOR ORIENTATION AND CAREER DEVELOPMENT!

 ABSTRACT

 Career Orientation and Development should be a separate scientific discipline. This study deals with career guidance and development in general andits theories in particular.It mainly focuses on the development of thinking skills as the first step to career guidance and development. It further introduces several activities and examples related to some specific areas of thinking,which should be developed by the onesmeanthere.Most of the time, career guidance and development activities directly expose students to the development of soft skills, study programs, and types of work which based on our more-than-a-decade experience turn out to be wrong.First you have to develop thinking skills, then you have to teach the organization and management objectives, the organization and management of time, and the development of soft skills, and then comes the career guidance. It is school curricula in particular which should prepare students with general values. It these values ​​which can serve at any time and under any pressure that indicate the thinking skills.

Key words: career, orientation, development, thinking, skills, programs.

 HYRJE

Orientimi në karrierë është disiplinë e veçant shkollimi dhe edukimi që ka për synim t’u ndihmojë nxënësve, studentëve dhe të tjerëve që të orientohen dhe zhvillohen në karrierë dhe për karrierë.

Në shumë vendet të botës orientimi dhe zhvillimi në karrierë është pjesë e programeve shkollore qoftë  si lëndë e obligueshme ose zgjedhore e në disa institucione zhvillohet në kuadër të aktiviteteve ekstrakurrikulare.

Orientimi në karrierë tashmë është shndërruar gati si shkencë në vete. Që prej viteve të 50 të shekullit të kaluar në botë ka nisur të shkruhet më me seriozitet rreth  kësaj teme.

Në Ballkan kjo temë ka nisur të jetë prezent më e organizuar kryesisht në dy dekadat e fundit kjo mbase për shkak për mungesë të hapjes apo dhe duke qenë vatër e krizave deri në fillim të këtij shekulli. Shumë me seriozitet ka nisur të konsiderohet sidomos prej fillimit të dekadës së dytë dhe dekadës së tretë të shekullit XXI.

Duke qenë temë dhe disiplinë shkencore e re, studimet dhe aktivitetet kësaj fushe kanë nisur të gjejnë më shumë hapësirë dhe në qendrat shkencore, akademike dhe  në aktivitete të organizatave shtetërore dhe jo shtetërore.

Shumë organizata të huaja kanë synim vendet e Ballkanit për të eksperimentuar projekte të kësaj fushe të cilat projekte kanë gjetur mbështetje të organizatave shtetërore, por nisma të fuqishme origjinale për nevoja dhe nga studimet vendase ende nuk duken të ngjajnë shpejt. 

Zhvillmi dhe orientimi në karrierë duhet të jetë pjesë e një plani kombëtar të organizatave shtetërore me konkretisht ministrisë së arsimit.  Të gjitha projektet tjera të organizatave tjera jo qeveritare apo edhe atyre qeveritare të vendeve të huaja, duhet të jenë në koordinim me projektet kombëtare jo eksperimentime origjinale.

Nga përvoja më shumë se dhjet vjet në projekte të orientimit dhe zhvillimit në karrierë dhe nga studimet dhe eksperimentimet konkrete në këtë fushë kemi përfunduar tek teoria që zhvillimi dhe orientimi në karrierë për të dhënë sukses, pjesë të projekteve të fillestare duhet të ketë tema nga zhvillimi i aftësive të menduarit dhe veç pastaj organizimin e synimeve e objektivave dhe krejt në fund zhvillimin e aftësive të buta dhe akademike dhe aftësive tjera të forta!  

Shumë të gabuara janë aktivitetet nga fusha e orientimit dhe zhvillimit në karrierë kur kapërcejnë ‘motorin’ e gjitha zhvillimeve të njeriut  dhe njerëzimit. 

Të gjithë librat motivues që kanë shërbyer gjithnjë baza fillestare për orientimin dhe zhvillim në karrierë, flasin për faktorët e brendshëm si shtytësit më të mëdhenj të çdo zhvillimi.

Ajo që njihet si ‘Parimi i Petros’ apo 80/20 thekson që faktorët e brendshëm kanë ndikim 80% për çdo zhvillim dhe përparim të çdo nisme ndërsa ndikimi i faktorëve të jashtëm është vetëm pjesa tjetër e mbetur prej 20%.

Në këtë studim do përmendim një hyrje të përgjithshme në fushën e orientimit në karrierë, zhvillimin e teorive për karrierë dhe disa nga fushat e zhvillimit të aftësive të menduarit të cilat mund të shërbejnë fuqishëm për zhvillim dhe orientim në karrierë.

ZHVILLIMI I TEORIVE PËR  ORIENTIMI NË KARRIERË

Orientimi në karrierë është proces që paraprihet nga edukimi dhe studimi i karakteristikave personale, objektivave jetësore, pastaj alternativave ekzistuese, kërkesave dhe nevojave në ambientin që jeton apo synon të veprojë, deri te përcaktimi i objektivave dhe veprimi i planifikuar drejt tyre.

Orientimi në karrierë paraprihet nga procesi i ‘edukimit në karrierë’ dhe shoqërohet nga ‘këshillimi në karrierë’, ‘zhvillimi në karrierë’  dhe ‘informimi për karrierë’ që të gjitha këto disiplina, që me gjithë dallimet specifike, kanë synim të njëjtë t’i bëjnë njerëzit të përzgjedhin dhe të zhvillohen për karrierën e duhur për ta e të dobishme për shoqërinë.

Prandaj me emërtime si ato të përmendura më lartë e gjejmë  ‘Orientimin në karrierë’ të integruar në plan-programet shkollore që prej fillores deri në universitet, diku si lëndë e rregulltë shkollore, diku si lëndë zgjedhore e diku si program ekstrakurrikular, apo siç është praktikë në universitete me ato që i quajnë ‘qendra të karrierës’.

  • Edukimi për karrirë trajton njohuri në lidhje me tregun e punës dhe atë të shkollimit, në këtë program trajtohet kuptimi mbi punën, profesionin dhe karrierën, rrugët (drejtimet) e karrierës profesionale; kualifikimet e përgjithshme dhe ato profesionale si dhe klasifikimi i tyre; sistemet formale, informale dhe joformale të kualifikimeve; veçoritë e tregut të punës dhe tregut të kualifikimeve; kuptimin dhe mënyrat e hulumtimit. [2]
  • Këshillimi për karrierë përfshinë seri të takimeve ballë për ballë mes këshilluesit profesional dhe studentit, të cilat përmes interivistave, testeve vlerësuese, veçorive perosonale, qëndrimit, diskutimit dhe të ngjashmeve mundohen të arrijnë deri te orientimi dhe rekomandimi për fushë të caktuar të karrierës. [3]
  • Këshillimi në karrierë i adresohet këtyre çështjeve:
  • Njohje më e mirë e aftësive personale,
  • Gjetjen e edukimit dhe trajnimeve që janë të një vije me projektimet personale jetësore,
  • Identifikimin e alternativave plotësuese për strukturën profesionale të interesave të tyre, shkathtësive dhe tipare mbizotëruese të personalitetit,
  • Formimi i imazhit pozitiv dhe realist,
  • Identifikimi i shkaqeve, natyrën dhe shtrirjen e pengesave vendimtare që kanë të bëjnë me profesionin,
  • Plotësimi i informacioneve jo të plota, keqkuptimeve dhe sterotipeve  rreth punës dhe profesionit.
  • Identifikimi i burimeve të pakënaqësive profesionale.
  • Informimi për karrierë përshinë informimin sistematik për tregun e punës, profesionet, perspektiva, si parashikime të tregut të punës, punët dhe kërkesat, hulumtimet nga tregu i punës, numrat dhe statistikat e papunësisë, karrierë që parashikohen të jenë të suksesshme të ardhmen, mundësi të punës, kurse dhe të ngjashme.[4]
  • Zhvillimi në karrierë sipas Albanian University[5]  përcakton zhvillimin e karrierës si një progres dhe veprime të ndërmarra nga një person i caktuar gjatë gjithë jetës së tij/ saj në lidhje me një profesion të caktuar. Zhvillimi i karrierës përshkruan proçesin e vazhdueshëm të një personi i cili menaxhon jetën, mësimin dhe punën gjatë jetës së tij. Përfshin zhvillimin e shkathtësive dhe njohurive që u mundësojnë individëve të planifikojnë dhe marrin vendime të mirë-informuara në lidhje me arsimimin, trajnimin dhe zgjedhjen e karrierës. Është me rëndësi të përmendet se zhvillimi i karrierës vlen për njerëz të të gjitha moshave. Si studentë dhe profesionistë të rinj ne duhet të marrim në konsideratë se zgjedhja e karrierës është njëkohësisht një opsion dhe një përgjegjësi.

Ndonëse shumëkush çështjen  e  edukimit, këshillimit apo orientimit në karrierë e mendon zakonisht për filloristët apo nxënësit e shkollave të mesme por në teoritë globale të kësaj fushe target janë të gjithë të rinjtë deri në moshën 29 vjeçe por edhe më shumë. Studime të shumta rreth kësaj fusha kanë profesionalizuar dhe më shumë këtë domen, ndonëse përmes këtij libri jemi përpjekur  t’i shmangemi aspekteve teorike duke u fokusuar në nisma konkrete për orientim në karrierë.

Ka përkufizime të ndryshme rreth orientimit në karrierë. Doracaku për mësimdhënës i MAShT e përkufizon kështu:  Orientimi në karrierë ka për qëllim t’u ndihmojë të rinjve që t’i përdorin njohuritë dhe shkathtësitë që i fitojnë nga edukimi në karrierë për marrjen e vendimeve. Është me rëndësi jetike që orientimi të jetë i paanshëm. [6]

Për autor të tjerë e kanë përkufizuar më thjesht si: Orientimi për karrierën është një radhë procesesh të hartuara për t’i mundësuar individëve të bëjnë zgjedhje dhe plane të informuara në lidhje me arsimimin dhe punë.
Orientimi për karrierën i referohet aktiviteteve të orientimit formal, që ofrohen kryesisht nga organizatat e financuara nga buxheti publik. Përveç orientimit formal për karrierën ekziston gjithashtu orientimi informal, që është veçanërisht i fuqishëm në vende me kulturë tradicionale dhe shërbime të orientimit formal për karrierën.[7]

Teori të ndryshme janë përpjekur ta sqarojnë fenomenin e përzgjedhjes dhe orientimit në karrierë. Teoritë psikologjike thonë se orientimi në karrierë bëhet në saje të faktorëve personal si: interesat, aftësistë, vlerat personale e të ngjashme si këto dhe faktorëve që lidhen me ambientin si kërkesat e tregut të punës, analiza e preferencave   të konsumatorëve etj. Ndryshe prej teorive psikologjike, sociologjistët sygjërojnë se orientimi në karrierë varet kryekëput nga ambienti social, si mundësitë ekzistuese për klasat shoqërore në tregun e punës në kohën përkatëse.

Orientimi në karrierë nuk duhet të jetë i rastësishëm. Ai nuk është një proces i lehtë për t’u arrirë dhe përfshinë gjithë jetën e njeriut.

Prandaj secili duhet të e konsiderojë zhvillimin e karrierës si proces të vazhdueshëm jetësor, që përfshinë:

  • mësimin gjatë gjithë jetës,
  • të manifestojë përkushtimin për organizatën – biznesin,
  • të zhvillojë vazhdimisht afëtsitë e veta krahas zhvillimeve të kohës
  • dhe të dijë të përshtatet në ndryshimet që ndodhin.

Katër fazat e karrierës sipas  Donald E. Super që është një nga kontribuuesit më të mëdhenj dhe më të herësh të kësaj fushe, e ato faza janë:

1.Eksplorimi – koha kur angazhohesh për vet-vlerësim, shkollim, dhe studim të mundësive të ndryshme për karrierë.

2. Vendosja – koha kur punësohesh dhe rehatohesh

3. Mirëmbajtja –  koha kur përpiqesh ta ruash vendin dhe përditëson afëtsitë tua

4. Mosangazhimi – koha apo faza në pensionim.

Me fjalë tjera procesi i orientimit dhe zhvillimit në karrierë si proces i vazhdueshëm nuk është si shkencat ekzakte ku 2+2 = 4  por është proces fleksibil që i përshtatet zhvillimeve në tregun. Shumë nga të dhënat në këtë libër pas pak dekadash mund të jenë më pak të dobishme, por në periudhën vijuese janë esenciale. Prandaj duhet njohur e ndërvepruar me to tani dhe konsideruar përparimin e më tejmë krahas zhvillimeve që pasojnë.

ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË MENDUARIT

Aftësi të menduarit i referohet proceseve të caktuara mendore dhe njohëse të cilat njeriu ndjek, në mënyrë që të mendoj në mënyrë efektive. Në thelb, aftësi të menduarit janë proceset që zhvillohen në mendjen tonë për të zgjidhur çështje, gjykuar, konkluduar  apo për të hamendësuar.

 Zhvillimi i aftësive të menduarit është konsideruar si një nga objektivat më të rëndësishme botërore nga fusha e arsimit në shekullin XXI.  Pavarësisht që materiale për zhvillimin e aftësive të menduarit mund të gjenden dhe në lëndë tjera shkollore, tek zhvillimi dhe orientimi në karrierë duhet të konsiderohen më me seriozitet e të zënë një hapësirë më të gjerë.

Disa nga llojet të menduarit që duhet zhvilluar tek nxënësit do përmendim në vijim.

MENDIMI  KRITIK

Mendimi kritik është aftësia për të menduar qartë dhe në mënyrë racionale, për të kuptuar lidhjen logjike mes ideve. Mendimi kritik mund të përshkruhet edhe si aftësia për t’u përfshirë në të menduarit reflektiv dhe të pavarur.  Ka të bëjë me të qenit nxënës aktiv dhe jo pranues pasiv i informatave. Ata që mendojnë në mënyrë kritike me rigorozisht vënë në pikëpyetje dhe supozojnë para se të marrin një fakt për të kryer. Mendarët kritik përfundimisht do identifikojnë, analizojnë dhe zgjidhin probleme në mënyrë sistematike nga intuita dhe instinkti. 

Shembull

Mendo për diçka që dikush të ka thënë së fundi. Dhe pastaj parashtroj vetës këto pyetje:

Kush e tha atë?

Dikush që e njoh? Dikush me pozitë dhe fuqi autoriteti? S’ka lidhje se kush e ka thënë këtë?

Çfarë tha?

A tha fakte apo mendim tijin. A i argumentoi të gjitha faktet? A mos lë diçka mangu?

Ku e tha atë?

A ishte në publik apo privat? A patën rast njerëzit t’i përgjigjen me të dhëna tjera alternative?

Kur e thanë atë?

A ishte para, gjatë apo pas ngjarjes? A luan rol koha?

Pse e thanë atë?

A e sqaruan arsyen parapa këtij mendimi? A mos përpiqeshin të bënin dikë të dukej i keq apo i mirë?

Si e thanë atë?

A ishin të lumtur apo të pikëlluar kur a thanë apo indiferent?  A e shkruan apo thjesht e thanë? A mund ta kuptoje se çfarë thuhej?   

Albert Ajnshtajni ka thënë se nëse do t’i jepej një orë për të zgjidhur një problem, ai do të kalonte pesë minuta për zgjidhjen dhe pjesën tjetër të asaj ore duke përcaktuar problemin.

Të menduarit kritik në zgjidhjen e problemit do të thotë të dish saktësisht se çfarë po përpiqesh të zgjidhësh, dhe kjo do të thotë të përcaktosh qartë problemin.

Filloni këtë ushtrim me përcaktimin e saktë të një problemi dhe më pas duke bërë këto lloj pyetjesh thelbësore.

  • Cilat janë detajet e sfidës me të cilën përballemi?
  • Çfarë duam të kapërcejmë konkretisht?
  • Çfarë dimë për këtë problem?
  • Pse është e rëndësishme të trajtohet?
  • A është ky një problem i ndjeshëm në kohë?
  • Si ndikon kjo tek unë, komuniteti ose bota?
  • Ku ta fillojmë?

Njeriu i arsyeshëm i përshtatet botës. Njeriu i paarsyeshëm ngul këmbë që bota t’i përshtatet atij. Prandaj i gjithë përparimi në botë varet nga njerëzit e paarsyeshëm’’ – Goerge Bernard Show  (Origjinalët)

STUHI MENDIMESH

Stuhi mendimesh ose brainstorming është procesi ku për një çështje të caktuar ndani kohë të gjeneroni sa më shumë ide që është e mundur, derisa të lodheni dhe kurrsesi të ndalni vetëm te një ide apo ideja e parë që ju vjen ndërmend.

Kur procesi ‘stuhi mendimesh’ zhvillohet në grup atëherë duhet pasur në konsidartë çështjes si në vijim:

  • Secili duhet të thotë ide
  • Të gjitha idetë janë të vlefshme njëjtë
  • S’ka kritikim për idetë e të tjerëve.

MENDIMI KREATIV

Mendimi kreativ ka të bëjë me aftësinë e njeriut për t’i parë gjërat më ndryshe e për të gjetur mënyra të reja për të zgjidhur probleme. Mendimi kreativ mund të mësohet dhe zhvillohet përmes disa teknikave, të cilët do e bëjnë mendjen tuaj të sjellë ide kreative, perspektiva të reja, inovacione, zgjidhje të problemeve dhe ndryshime në menaxhim.  Mendimi kreativ mund të kuptohet në kontekst të termit fetar ‘Ixhtihad’, por kuptohet jo të barazvlerësohet me të.

 Disa nga teknikat që mund të përdoren për të nxitur mendimin kreativ janë edhe nga këto në vijim:

LOJA NË ROLE

Përmes këtij procesi inskenohen situata, dialogje apo evente përmes të cilave nxënësit/studentët ekspozohen drejtpërdrejt të cilat do prodhojnë reaksione origjinale dhe kreative.

 

KOCEPTI I HARTËS

Koncepti i hartës është teknikë e që ndihmon vizualizimin e lidhjeve mes koncepteve dhe ideve. Ndikon në organizmin e mendimeve dhe gjetjen e lidhjeve të reja mes ideve dhe koncepteve.

Koncepti i Hartës.png

HARTA E MENDJES

Harta e mendjes nisë me konceptin kryesor për të cilin jeni duke ideuar duke e vënë në qendër. Idetë tjera i janë të lidhura me qendrën përmes vijave.

Kjo ju ndihmon të kapni rrjedhën tuaj të lirë të mendimeve dhe t’i organizoni ato si një pikturë në atë mënyrë që ju lënë mundësi për më vonë të gjeni lidhje të reja, të cilat ju bëjnë të mundur të arrini zgjidhjen e duhur.

Me që e përfshinë lidhjen me tekst dhe vizuale, kjo mënyrë të mundëson stil më kreativ të mendimit.

Harta e Mendjes.png

Ka edhe tekninika tjera si ‘tabela e disponimit’, ‘teknika e SKRAMPER’, ‘analiza SWOT’, ‘gjashtë kapele mendimi’ e të tjera kreative. Varësisht nga mosha e nxënësëve/ studentëve të gjeneroni dhe hulumtoni si mësimdhënës për ide dhe teknika tjera të përshtatshme për zhvillimet e kohës.

 

MENDIMI POZITIV

Zhvillmi i të menduarit pozitiv tek nxënësit/studentët s’ka të bëjë me pozitivizmin si lëvizje, por me formësimin e të menduarit dhe orientimin nga gjërat pozitive në çdo situatë.  Trajnimi i mendjes së nxënësve dhe studentëve për të menduar në mënyrë pozitive ka efekt jashtëzakonisht të fuqishëm për fazën tjetër të angazhimeve dhe për probleme që do përballet ndërkohë gjatë zhvillimit dhe orientimit në karrierë apo edhe pasi të kenë nisur karrierë të caktuar.

Të menduarit pozitiv nënkupton që njeriu të bëjë durim dhe të ketë synime të larta.   

DILEMA ETIKE

Dilemat morale kanë të bëjnë me momentet kur njeriu duhet të zgjedh mes dy ose më shumë veprimeve, ndërkohë që ka arsye morale për ta zgjedhur cilindo veprim.

Dilemat morale në disa raste kërkojnë interpretim të shkollarëve të specializuar. Varësisht nga eventet e kohës, do duhej të përdoreshin shembuj të dilemave morale ku nxënësit/studentët do mund të shprehnin idetë e tyre. Pra duke shprehur idetë e tyre permes diskutimit të hapur dhe të drejtuar nga mësimdhënësi do zhvillonin të menduarit e tyre, i cili do i përgatiste për jetë.

‘’MENDIMET JANË GJËRA’’– BRIAN TRACY

’Ti je sot këtu, ku të kanë sjellë mendimet e tua: ti do të jesh nesër atje, ku do të shpien mendimet e tua’’ – James Allen

Mendja juaj është e jashtëzakonisht e fuqishme. Mendimet tuaja kontrollojnë dhe përcaktojnë thuajse çdo gjë që ndodh. Ato mund të rrisin ose të ngadalësojnë ritmin e zemrës, përmirësojnë ose të ndërhyjë në tretjen tuaj, të ndryshoj përbërjen kimike të gjakut tuaj, …. të ju ndihmoj të flini ose të rrini zgjuar natën.

Në vend se të përdorim mendjen tonë mahnitëse për të gjetur se çfarë duam, ne përdorim aftësitë tona arsyetuese për të krijuar arsye përse nuk mundemi, dhe përse gjërat që ne duam nuk janë të mundshme për ne.

Çdo gjë që ju e besoni me bindje, bëhet realitet i juaj!

INVESTIMI NË ZHVILLIMIN E TË MENDUARIT

JU JENI MAGNET QË JETON!

Ligji i tërheqjes thotë se ju jeni një ‘magnet që jeton’ dhe se ju padyshim tërhiqni në jetën tuaj njerëz, ide, mundësi dhe situata në harmoni me mendimet tuaja dominuese.

Nëse mund ta mbani mendjen tuaj të fokusuar mirë në ato që doni, dhe ta frenoni së menduari për ato që nuk doni, ju do të tërhiqeni çdo gjë që keni nevojë për të arritur qëllimet tuaja, pikërisht kur jeni gati.  Ndryshoni të menduarit tuaj dhe ju ndryshoni jetën tuaj.

Çfarëdo që mbilli në kokën tuaj, ajo do të rritet!

VETË-KONCEPTIMI

Ideja që një person zhvillon një sërë besimesh mbi vetveten duke u nisur nga lindja. Vet-konceptimi yt më pas bëhet programi master i kompjuterit të ndërgjegjes, duke përcaktuar çdo gjë që mendoni, thoni, ndieni dhe bëni. Për këtë arsye, i gjithë ndryshimi në jetën tuaj të jashtme fillon me ndryshimin e vetë-konceptimit, me një ndryshim në mënyrën se si mendoni dhe ndjeheni për vetën dhe botën.

Vet-konceptimi juaj  i jep prioritet nivelit të performancës dhe efektshmërisë tuaj në çdo gjë që bëni.

Tre pjesët e vetë-konceptit

  1. Vetë-idealizimi 

Vetë-idealizimi përbëhet nga të gjitha shpresat, ëndrrat, vizionet dhe idealet tuaja. Vetë-idealizimi juaj përbehet nga virtytet, vlerat dhe cilësitë që ju admironi më shumë në vetën tuaj dhe te të tjerët.

Vetë idealizimi juaj është personi që ju  do donit më shumë të bëheshit, nëse mund të jeni një person perfekt çdo ditë.

  • Vetë-imazhi

Vetë-imazhi është mënyra se si mund ta shihni ju vetveten. Quhet ‘pasqyra juaj e brendshme’. Është aty ku ju shikon brenda për të parë se si duhet të silleni në një situatë të veçantë . Për shkak të vetë-imazhit tuaj, ju gjithmonë performoni jashtë në përputhshmëri me pikturën që keni për vetveten brenda!

I gjithë përmirësimi në jetën tuaj fillon me një përmirësim në pikturën tuaj mendore . Imazhet tuaja të brendshme influencojnë emocionet, sjelljet, qëndrimet tuaja dhe madje dhe mënyrën në të cilën njerëzit e tjerë ju përgjigjen juve. Zhvillimi i një vetë-imazhi pozitiv është një pjesë e jetësore e të ndryshuarit të të menduarit dhe ndryshimit të jetës tuaj.

  • Vetë-vlerësimi

Sa më shumë ta pëlqeni vetveten, aq më të larta do të jenë standardet që ju do të vendosni për vetën tuaj. Sa më shumë ta pëlqeni veten, aq më të mëdha do të jenë qëllimet që do t’i vini vetës dhe aq më gjatë do të ngulni këmbë për t’i arritur ato.

Sa më shumë që ta pëlqeni dhe ta vlerësoni vetveten, aq më shumë ju pëlqejnë dhe i respektoni të tjerët dhe aq më mirë ndjehen ato përkundrejt jush.

INVESTIMI NË NËNVETËDIJE 

Vetëdija dhe ndërdija (nënvetëdija)

Me qëllimtë kuptuarit të funksioneve  të mendjes suaj, paramendojeni atë si një kopsht! Ju jeni kopshtari që tërë ditën diçka mendon, mbjell. Atë që e keni mbjellë në ndërdije, do ta korrni në trupin tuaj në marrëdhënie me botën e jashtme.

  • Ndërdija i di përgjigjet e të gjitha pyetjeve. Po që se, mu para se të bini në gjumë, ndërdijes suaj i thoni: ‘’Dëshiroj të zgjohem në ora gjashtë’’, ajo do t’ju zgjojë pikërisht në atë kohë.
  • Po që se i ndryshoni mendimet tuaja, do ta ndryshoni fatin tuaj.
  • Ndërdija nuk është në gjendje të kundërshtojë, por pranon çdo gjë që ia përcjell vetëdija. Kurrë mos thoni: ‘Nuk kam para për diçka të tillë’, madje edhe nëse kjo është e vërtetë. Zgjidheni mendimin më të mirë: ‘Do ta blejë këtë gjë. Në mendje ajo është bërë imja’.
  • Çdo gjë që e futni në ndërdije, do të dalë në dukje si veti, si përvojë a si ndodhi.  Andaj , zgjidhini me kujdes idetë dhe mendimet që ia dërgoni ndërdijes.
  • Frika, shqetësimi dhe mërzia e çrregullojnë ritmin normal të punës së  zemrës, të mushkërive dhe të organeve të tjera. Ushqejeni ndërdijen me mendime rreth harmonisë, rreth shëndetit, rreth paqes në mënyrë që të gjitha  funksionet trupore përsëri të jenë normale.
  • Mbi 90% të jetës mendore të njeriut i takon ndërdijes. Njerëzit që nuk e shfrytëzojnë këtë fuqi të mrekullueshme jetojnë brenda kufijve tejet të ngushtuar. Ndërdija punon 24 orë në ditë dhe kurrë nuk fle. Gjithnjë përpiqet t’i ndihmojë dhe t’i ndaloj gjitha ndikimet e dëmshme ndaj njeriut.
  • Secili njeri është në gjendje ta ndryshojë veten, po që se ndërdijes së vet ia dhuron planin e ri të personalitetit të vet.

‘’Prova më e mirë që diçka mund të bëhet është se të tjerët tashmë e kanë bërë atë’’ – Berstrand Russell.

CONCLUSION

The fundamental function of school is to prepare students with general values ​​for work and life. Above all, this should be its very goal! Given that it is impossible for a school to provide full knowledge in eachand every existing field, at least students who, in any circumstances, are able to interact with the developments that occur in the world, should be provided with better opportunities.

Therefore, the development of thinking skills should be the main goal of each school.If itis not applied in other school courses, then it shouldbe applied in the course of orientation and career development.

It is internal factors, more specifically, the way a person organizes his/her own thinkingthat determinethe type of life and work s/he does. Internal factors influence one for at least 80%, whereas the external ones do it for 20%. Therefore, even in career development and orientation, all initiatives seem wrong if students are faced with the choice of their work or study field directly, without first undergoing the filters of thinking!

Even if school curricula do not provide them enough space, within the first 15 minutes of session in what is known as ‘warm up activities’, teacherscan develop activities in the field of developing thinking skills. By developing thinking skills, we will train them to be able to act and work in any field and under any circumstances.

            RECENSENTË:

Dr. Osman Osmani

Mr. Ilir Rahimi

BIBLIOGRAFIA

  1. Füsun Akkök, Handbook for Career Guidance, IBF International Consulting, Georgia, 2015
  2. Brian Tracy, Eat That Frog! 21 Great Ways to Stop Procrastinating and Get More Done in Less Time. USA, Brian Tracy International, 2017
  3. Career counseling strategies – a practical handbook, Dana V. Balas Timar Rad, Vasile Nita, Camelia Bugariu, Bugay Turhan, Eikon Cluj Napoca, 2015
  4. Brian Trancy, GOALS! How to Get Everything You Want – Faster Than You Ever Thought Possible USA, Brian Tracy International, 2014
  5.  The Ten Faces of Innovation by Tom Kelley, Tom Kelley & Jonathan Littman, USA, Crown Business, 2005
  6. Career Concerns Inventory (ACCI; D. E. Super, A. S. Thompson, & R. H. Lindeman,. 1988
  7. Stevenson, L. Career Guidance Background Material, Tbilisi, , 2015
  8. Sokol Elshani, Milazim Avdylaj, Arta Vitija, Portfolio për orientimin në karrierë,MAShT, Prishtinë, 2010
  9. Udhëzues kurrikular (material ndihmës për mësuesit e gjimnazit), Mirela Andoni, Alqi Mustafa, Merita Shuka, Instituti i Zhvillimit dhe Arsimit, Tiranë, 2010
  10. Xhozef Marfi,Forca e ndërdyjës (3), Prishtinë, Shtëpia Botuese Titanic, 2014
  11. Xhozef Marfi, Forca e ndërdijës (1).Prizren, Vegimi Mistik,2001
  12. Xhozef Marfi , Forca e ndërdijës (2), Prishtinë, Shtëpia Botuese Titanic, 2014
  13. Stephen Covey, 7 zakonet e nejrëzve të sukseshëm. Prishtinë, Titanic
  14. Selman Aude,  Faleminderit armiqtë e mi, Shkup, Furkan Ism, 2014
  15. Selman Aude , Vetja dhe simotrat e saj, Shkup, Furkan Ism, 2014
  16. Robert Betz , Zhveshi këpucët e vjetra, jepi jetës një drejtim të ri, Tiranë, Shtëpia Botuese Ideart, 2015
  17. Peter Thiel, Zero te Një, Prishtinë, Shtëpia Botuese Pema, 2016
  18. Nenneth Blanchard  dhe Spencer Johnson ,Një minutë Menaxher,Prishtinë, Botimet Titanik, 2014
  19. Mustafa Islamogllu, Këshilla drejt një shoqërie të virtytshme, Shkup, ShKH Ensar, 2009
  20. Magdar Amar,Të menduarit pozitiv dhe çelësat e lumturisë, Zyrich, FRI, 2013
  21. Ibrahim El-Fekij, Zgjoi aftësitë e tua dhe ndërtoja vetës ardhmërinë, Prishtinë, Dëshmia, 2013
  22. Ibrahim El-Fekij, Strategjitë e të menduarit (Dhjetë këshilla për të menduarit pozitv), Shkup, Furkan Ism, 2013
  23. Dale Carnegie, Psikologjia e suksesit 1: Si të krijoni miq dhe të fitoni përkrahjen e njerëzve,Prishtinë,  Elta BS & Artini,2003
  24. Charles Duhigg, Më mençur, më shpejt, më mirë,Prishtinë, Shtëpia Botuese Pema, 2016
  25. Brian Tracy,Menaxhimi, Prishtinë, Shtëpia Botuese Pema, 2014
  26. Brian Tracy, Marketingu, Prishtinë, Shtëpia Botuese Pema, 2014
  27. Brian Tracy , Lidershipi, Shtëpia Botuese Pema, 2014
  28. Brian Tracy , Kreativiteti dhe zgjidhja e problemeve. Prishtinë. Damo, 2015
  29. Brain Tracy, Motivimi, Prishtinë, Damo, 2013
  30. Amër Halid, Organizimi i jetës 3, Prishtinë, Sira,2010
  31. Amër Halid, Organizimi i jetës 2, Prishtinë, Sira,2010
  32. Amër Halid, Organizimi i jetës 1,  Prishtinë, Sira,2010
  33. Ali Fuad Bashgil, Kokë me kokë me të rinjtë, Shkup, Logos A, 2009
  34. Adam Grant, Origjinalët,Prishtinë, Shtëpia Botuese Pema, 2016
  35. Grahame Knox, 40 Icebreakers for Small Groups. Rishikuar më 16.12.2018. https://insight.typepad.co.uk/40_icebreakers_for_small_groups.pdf
  36. 120 Best Thought Provoking Questions to Ask. Rishikuar më 16.12.2018. https://icebreakerideas.com/thought-provoking-questions/
  37. https://www.edutopia.org/discussion/12-fun-speaking-games-language-learners
  38. Thinking Outside the Box. Rishikuar më 16.12.2018. https://www.aiha.org/publications-and-resources/TheSynergist/Industry%20News/Documents/Thinking%20Outside%20the%20Box.pdfPhilosophical questions. Rishikuar më 16.12.2018. https://conversationstartersworld.com/philosophical-questions/
  39. Moral dilemma, Rishikua më 16.12.2018 https://www.skillsworkshop.org/sites/skillsworkshop.org/files/resources/genlit/e31l2dilemmas.pdf
  40. Defining Critical Thinking.Rishikuar më 16.12.2018. https://www.criticalthinking.org/pages/defining-critical-thinking/766
  41. Last day of school ideas. Rishikuar më 16.12.2018. https://www.thedatingdivas.com/100-last-day-of-school-celebration-ideas/
  42. Complete List of Extracurricular Activities: 100s of Examples. Rishikuar më 16.12.2018. https://blog.prepscholar.com/list-of-extracurricular-activities-examples
  43. Organizing Your Social Sciences Research Paper: Giving an Oral Presentation. Rishikuar më 16.12.2018. http://libguides.usc.edu/writingguide/oralpresentation
  44. Kuptimi i Zhvillimit të Karrierës, Eliza Bublaku, (12.25.2018) https://syllogism1.wordpress.com/2016/10/30/kuptimi-i-zhvillimit-te-karrieres/
  45. Linda Stevenson , Edukimi në karrierë Doracaku i mësimdhënësve, MAShT, Prishtinë, 2014
  46. https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/doracaku-i-mesimdhenesve-alb-2.pdf
  47. Udhëzues për zhvillimin e karrierës .(25.12.2018).  https://albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/03/Udhezues_per_zhvillimin_e_karrieres.pdf

The Career Planning Process – 4 Steps to Choosing a Career. (25.12.2018) https://www.thebalancecareers.com/the-career-planning-process-524774


[1] Gentian Jetishi është autor i librit ‘Orientimi në karrierë’ i pari libër në shqip të cilin libër tashmë kanë nisur ta shtinë në përdorim mësimdhënës në shkolla dhe universitete publike dhe private në Kosovë.

[2] Udhëzues kurrikular (material ndihmës për mësuesit e gjimnazit), Mirela Andoni, Alqi Mustafa, Merita Shuka, Instituti i Zhvillimit dhe Arsimit, Tiranë, 2010

[3] Career counseling strategies – a practical handbook, Dana V. Balas Timar Rad, Vasile Nita, Camelia Bugariu, Bugay Turhan, Eikon Cluj Napoca, 2015

[4] Füsun Akkök, Handbook for Career Guidance, IBF International Consulting, Georgia, 2015

[5] Udhëzues për zhvillimin e karrierës .(25.12.2018).  https://albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2017/03/Udhezues_per_zhvillimin_e_karrieres.pdf

[6] Linda Stevenson , Edukimi në karrierë Doracaku i mësimdhënësve, MAShT, Prishtinë, 2014

[7] Kuptimi i Zhvillimit të Karrierës, Eliza Bublaku, (12.25.2018) https://syllogism1.wordpress.com/2016/10/30/kuptimi-i-zhvillimit-te-karrieres/

Publikuar në Revistën CENTRUM – https://www.academia.edu/91314511/ZHVILLIMI_I_AFT%C3%8BSIVE_T%C3%8B_MENDUARIT_HAPI_I_PAR%C3%8B_P%C3%8BR_ORIENTIM_DHE_ZHVILLIM_N%C3%8B_KARRIER%C3%8B_

Leave a Comment